Mediat italiane kritikojnë formën e Ronaldos

Mediat italiane kritikojnë formën e Ronaldos

Paraqitjet e Cristiano Ronaldos në xhirot e fundit në Serie A, ka nxitur dyshime për formën e tij. Superylli portugez ka kaluar tri ndeshje pa shënuar gol, ndërsa për herë të fundit kishte realizuar kundër Napolit më 7 prill.

Që atëherë, 36-vjeçari ka marrë kritika të shumta nga tifozët e Juves, ndërkohë që edhe mediat italiane kanë filluar të shkruajnë për situatën e tij.

“Skuadra nuk është e lidhur, pa një model, pa shpirt, ndërsa Cristiano është si fantazmë në fushë”, shkruan Corriere della Sera që shton se ish-ylli i Real Madridi duket i painteresuar për lojë.

La Gazzetta dello Sport shkon më tutje duke pyetur: “Cristiano, ku je?”. Në takimin e fundit ndaj Fiorentinas, ai madje nuk dërgoi asnjë goditje në kuadratin e portës.

Tuttosport ka raportuar se e ardhmja e Ronaldos do të jetë në dyshim nëse Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, sepse nuk mund t’ia mbulojnë pagën, ndërkohë që Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germaini janë opsionet e mundshme për të ardhmen e tij.

Gazeta torineze njëherësh i ka hedhur dyshimet se CR7 është duke e menaxhuar gjendjen e tij fizike për Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë./Insajderi.com