Procesi zgjedhor në Shqipëri ka marrë vëmendje edhe te mediet ndërkombëtare.
‘Reuters’ dhe ‘The Washington Post’, janë vetëm dy ndër të cilat kanë raportuar për zhvillimet zgjedhore të sotme në Shqipëri.
‘The Washington Post’ ka shkruar se Shqipëria është duke mbajtur zgjedhjet në kohë pandemie, derisa nuk la pa përmendur edhe rivalitetin midis partive politike shqiptare.
“Shqiptarët po votojnë në zgjedhjet parlamentare të dielën mes pandemisë së virusit dhe një rivaliteti të hidhur midis dy partive më të mëdha politike”, ka shkruar kjo media.
“Rreth 3.6 milionë votues me të drejtë vote, përfshirë shqiptarët jashtë shtetit, do të zgjedhin 140 ligjvënës midis rreth 1,800 kandidatëve nga 12 parti politike ose koalicione dhe ata që garojnë në mënyrë të pavarur”, thuhet tutje në artikullin e këtij mediumi.
“Nuk lejohet asnjë votim i hershëm ose postar. Personat e infektuar me COVID-19 nuk mund të votojnë”, ka shkruar më tej ‘WP’, trasmeton Insajderi.
Ndërsa ‘Rueters’ ka konsideruar se “një ndër kombet më të varfura në Evropë” po mban zgjedhjet parlamentare për katër vitet e ardhshme.
“Shqipëria po mban zgjedhje parlamentare të dielën që ka të ngjarë të jetë një garë midis socialistëve në pushtet dhe opozitës, ndërsa korrupsioni rëndon rëndë mbi votuesit në një nga kombet më të varfra të Evropës”, thuhet në lajmin e publikuar nga kjo media.
Shqipëria është duke i mbajtur zgjedhjet parlamentare për fituesin që do të qeverise në katër vitet e ardhshme./Insajderi.com