Mediat në Itali: UEFA ka marrë vendim për Realin, Barcelonën dhe Juventuesin në rastin e “Super Ligës”

Mediat në Itali: UEFA ka marrë vendim për Realin, Barcelonën dhe Juventuesin në rastin e “Super Ligës”

Në Itali janë duke qarkulluar lajme ku thuhet se “UEFA ka marrë vendimin final për tri klubet themeluese të Superligës evropiane”, transmeton Insajderi.

Sipas “La Reppublica” UEFA ka marrë vendim që Real Madrid, Barcelona dhe Juventus të përjashtohen nga Liga e Kampioëve për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane bëjnë me dije se vendimi veçse është marrë, vetëm pritet zyrtarizimi ditët në vijim.

Tri klubet janë themelueset e Superligës Evropiane e cila u krijua javë më parë, dhe të vetmet që ende nuk janë tërhequr nga kjo garë.

Për këtë arsye shtëpia më e madhe botërore e futbollit (UEFA) ka vendosur që të marrë vendim për heqjen nga Liga e Kampioëve për edicionin tjetër.

Sipas mediave italiane, ditët në vazhdim pritet që krerët e UEFA-s të dalin në një komunikatë dhe të sqarojnë gjithçka. /Insajderi.com