Mediat në Turqi: Blend Baftiu në Fenerbahce

Mediat në Turqi: Blend Baftiu në Fenerbahce

Mediat më të besueshme në Turqi, kanë raportuar se super talenti nga Kosova, Blend Baftiu, ka arritur marrëveshje me klubin e Fenerbahce.

Mediat si, Fanatik, Sabah, Milliyet, raportuan se marrëveshja personale në mes Baftiut dhe klubit është arritur, ndersa gazetari i afërt me Fenerbahcen, Ahmet Selim Kul, konfirmoi se klubi turk ka bërë ofertë për Baftiun dhe është në bisedime me drejtuesit e klubit të Ballkanit, raporton Insajderi.

Sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiu, ishte lojtari më i mirë i sezonit që sapo ka përfunduar, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ligës, me 22 gola të shënuar.

Largimin e tij nga klubi, e ka konfirmuar edhe trajneri, Ismet Munishi, por nuk janë dhënë detaje për klubin e tij të ardhshëm./Insajderi.com.