Shkëlqen Gashi ka rigjetur veten në futbollin amerikan, teksa më në fund ka filluar të tregojë vlerat e tij.

Sulmuesi i Kombëtares ka zënë vend edhe në mediet amerikane që kanë filluar të flasin pozitivisht për cilësitë dhe lojërat e tij.
Ato e kanë cilësuar Shkëlzen Gashin si njeriun kyç të skuadrës së Colorado Rapids për sezonin aktual të Major League Soccer.
“Pas udhëtimi në Kansas City, ai provoi 15 gjuajtje dhe ka shënuar një gol në total gjatë katër ndeshjeve të tij në kampionat. Nuk duhet harruar se edhe gjatë sfidave kundër San Jose, Los Angeles dhe Salt Lake City ka pasur mundësi të mira për të shënuar”, shkruan sajti amerikan lastwordonsports.com.
Aty theksohet se sulmuesi shqiptar më në fund ka arritur të tregojë vlerat e tij. /Insajderi.com