Mediet franceze të sigurta për klubin e ri të Mbappes

Mediet franceze të sigurta për klubin e ri të Mbappes

Në vitin e artë të PSG duket se do të jetë edhe Mbappe! Në këto orët e fundit, Kylian është bindur gjithnjë e më shumë që të shkojë në skuadrën e Emirit, Al Thani.

Në këtë mënyrë, trajneri Emery mund të buzëqeshë me sulmin e ëndrrave: në krah të goleadorit Edison Cavani dhe “yllit” Neymar, ka të ngjarë të luajë një nga talentet më premtues të futbollit europian.

Sipas shtypit francez, Mbappe ka zgjedhur ofertën e PSG para asaj të Real Madrid dhe Monaco. Transferimi do të bëhet për 180 milionë euro

Pas 222 milionë eurove të shpenzuara për të marrë Neymar, klubi parisien ka arritur marrëveshjen me Monaco, që ka pranuar 180 milionë euro, njofton supersport.

Futbollisti do të ketë një pagë që i kalon 15 milionë euro në sezon dhe në të gjithë Francën e japin për të sigurt transferimin e bujshëm. Drejtori sportiv i PSG, Henrique është takuar me Mendes dhe ka marrë përgjigjen pozitive nga Mbappe.