Medvedev: Sulmi i SHBA-ve në Siri, një hap larg konfliktit me Rusinë

Medvedev: Sulmi i SHBA-ve në Siri, një hap larg konfliktit me Rusinë

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se sulmi në bazën ushtarake në Siri është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe atij amerikan, dhe se çoi “në prag të luftës me Rusinë”.

“Në vend të përsëritjes së tyre të vazhdueshme për luftën e përbashkët kundër armikut të përbashkët – Shtetit Islamik, administrata e Trumpit ka treguar se do të luftojë fort kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme në Siri”, tha Medvedev në Facebook.

Medvedev tha se “mbetjet e mjegullës zgjedhore u shpërndanë” dhe se administrata e re tregoi varësinë e saj ndaj opinioneve të establishmentit në Washington, “të atij që Presidenti i ri e ka kritikuar ashpër”.

Siç tha ai, “kësaj makinerie” ju deshën vetëm dy muaj e gjysëm për të thyer shtyllat zgjedhore të Trumpit./Insajderi.com