Megjithatë Premier League nuk do të pezullohet, do të vazhdojë kampionatin

Megjithatë Premier League nuk do të pezullohet, do të vazhdojë kampionatin

Premier League do të vazhdojë të luhet, pavarësisht se kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se mund të pezullohet shkaku i numrit të madh të futbollistëve të prekur me COVID-19, njofton Insajderi.

Shkak për këtë janë bërë rastet e fundit me Koronavirus të konfirmuara te disa skuadra. Megjithatë për t’i dhënë fund të gjitha dilemave, Premier League ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruajnë se kanë besim te protokollet dhe nuk e kanë menduar asnjëherë pezullimin e kampionatit.

“Premier League nuk e ka diskutuar asnjëherë ndërprerjen e kampionatit dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë. Ne vazhdojmë të kemi besim te protokollet e vendosura kundër Covid-it, në mënyrë që ndeshjet të vazhdojnë të zhvillohen normalisht. Duke pasur si përparësi shëndetin e lojtarëve, ne mbështesim respektimin e rregullave nga klubet.”, shkruhet në deklaratë. /Insajderi.com