Megjithatë, Rrahmani negativ

Megjithatë, Rrahmani negativ

Gjatë ditës së sotme kur u fol nëpër mediat në Itali dhe ato shqiptare se kapiteni i Kosovës, Amir Rrahamni ka rezultuar pozitiv, është pikërisht ekipi ku bënë pjesë mbrojtësi i Kosovës, Napoli që ka përgënjeshtruar të gjithë, duke thënë se mbrojtësi i tyre ka dal negativ, njofton Insajderi.

Mediat pranë klubit italian raportuan më herët se kapiteni i Kosovës dhe një pjesëtar i stafit teknik të skuadrës ishin infektuar me koronavirus. Por, përgjigjia përfundimtare e Napolit i ka qetësuar të gjitha palët.

Në një njoftim të fundit, napolitanët bëjnë me dije se dy tamponët e marrë së fundmi kanë marrë përgjigje negative për mbartjen e koronavirusit.

Aktualisht te Napoli janë dy lojtarë të infektuar, maqedono-veriori Eljif Elmas dhe sllovaku Piotr Zielinski dhe një anëtar stafit të infektuar, ka njoftuar klubi me një komunikatë zyrtare.

Pritet që Amir Rrahmani t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. /Insajderi.com