Megjithatë Trump pranon maskat: Ato janë të mira

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte një kohë që refuzonte maskat.

Megjithatë Trump pranon maskat: Ato janë të mira

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se maskat janë të mira të mbahen, disa ditë pasi i pari i SHBA-së vendosi maskën në fytyrë.

“Unë besoj te maskat, mendojnë që bëjnë mirë” tha Trump në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë të transmetuar në programin televiziv “Fox News Sunday”.

Presidenti amerikan në fillim të pandemisë ishte shumë skeptik në fuqinë e coronavirusit, madje shpesh virusit COVID-19 i është referuar si “virusi kinez”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prinë për nga rastet e shumta me coronavirus, mijëra infektime ndodhin çdo ditë.

Në anën tjetër, kandidati për president të SHBA-ve nga kampi i demokrateve, Joe Biden po kritikon Trump-it si person që ka dëmtuar shëndetin publik me politikat e tij të gabuara në menaxhimin e situatës.

Trump ishte shfaqur me maskë ditë më parë pas kritikave të shumta për ta vendosur atë. /Insajderi.com/