MeGregor për Khabib: Është mundës fenomenal, por unë e kam përgjigjen për të

MeGregor për Khabib: Është mundës fenomenal, por unë e kam përgjigjen për të

Ylli i arteve marciale, Conor McGregor, ka zhvilluar një sekuencë me pyetje dhe përgjigje në Twitterin e tij, ku ka pranuar pyetje nga fansat edhe më pas është përgjigjur.

Ai është pyetur edhe për rivalin e tij të vjetër tashmë Khabib Nurmagomedov.

Një person e pyeti se “çfarë sinqerisht mendon për Khabibin si luftëtar?”.

Përgjigja e Conor ishte një lavdërim për rusin, por megjithatë nuk la pa shtuar se ai di si ta mposhtë.

“Një mundës fenomenal. Për momentin më i miri në sport me mundjen e tij. Gjithsesi, unë e kam përgjigjen dhe ata e dinë”, shkroi McGregor.

McGregor e Khabib ishin ndeshur me 6 tetor të vitit 2018. Khabib fitoi me dorëzim në raundin e katërt të meçit për ta mbrojtur titullin në kategorinë deri në 70 kilogramë në UFC./Insajderi.com