Konyaspori ka mposhtur në udhëtim Mersinin, ndërsa për 90 minuta ka pasur një derbi shqiptarësh në fushë, pasi Alban Meha dhe Loret Sadiku kanë zhvilluar 90’ minuta në fushë.
Mersini i Sadikut ka luajtur për 75’ minuta me një lojtar më pak, pasi Gekcek është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Pjesa parë është mbyllur në barazim ndërsa në të dytën skuadra e Mehës, Konyaspor, arriti dy herë rrugën e rrjetës dhe regjistrojë fitore të pastër 0-2.
Me këtë fitore Konyaspori është ngjitur në vendin e tretë momentalisht, me 40 pikë. Ndërsa, Mersini mbetet në vendin e parafundit me 17 pikë, dhe rrezikon shumë rënien nga kategoria.