Meha pranon një kërkesë simpatike për fanellën e tij

Meha pranon një kërkesë simpatike për fanellën e tij

Futbollisti shqiptar, Alban Meha, është bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së tij në Turqi, Konyaspor-it. Mesfushori nga Mitrovica me paraqitjet që ka treguar deri në këtë fazë të stinorit ka arritur të kthehet në një idhull të tifozerisë së Konyaspor-it.

Në ndeshjen e fundit që Konyaspori e zhvilloj të premten ndaj Sivassporit, një tifoz i skuadrës së Mehas kishte marrë një letër përmes së cilës i kërkonte fanellën lojtarit shqiptar.

“MEHA, dua aq shumë. Pas lojës ju jepni uniformën tuaj?”, shkuhej në letër të cilën ishte kujdesur ta përkthente në shqip.

Pas ndeshjes mesfushori shqiptar ia plotësoj dëshirën djaloshit të ri, duke ia dhuruar atij fanellën e ndeshjes, e cila mbaroj 1-0 në të mirë të ekipit të Mehas.

meha

Konyaspori ndodhet në pozitën e tretë të kampionatit turk, madje para skuadrës së famshme turke, Galatasaray, e cila ndodhet në të pestin pasi po kalon nëpër një krizë të thellë rezultatesh.