Mehmet Ibrahimi nënshkruan kontratë profesioniste me Leipzig

Mehmet Ibrahimi nënshkruan kontratë profesioniste me Leipzig

Talenti me origjinë shqiptare, Mehmet Ibrahimi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke nënshkruar kontratë profesioniste me klubin e Bundesligës gjermane, Leipzig, njofton Insajderi.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

18 vjeçari ka firmosur deri në vitin 2022. Ai ishte pjesë e moshave të Leipzig nga korriku i vitit 2017.

Në sezonin 2019/20 u aktivizua me 17 vjeçarët, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje. Gjatë atij sezonin, Ibrahimi është aktivizuar në katër ndeshje në Bundesligën gjermane për grupmoshat U-19. /Insajderi.com