Mehmeti: Kosova po i rikthehet rritjes ekonomike

Mehmeti: Kosova po i rikthehet rritjes ekonomike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se viti 2021 po i rikthehet normave pozitive të rritjes ekonomike në vend , shkruan Insajderi.

Ai ka theksuar se sektori bankar në vend ka arritur të ruaj shkallën e lartë të qëndrueshmërisë përkundër sfidave me të cilat u ballafaqua ekonomia gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas tij, rritja e kredive të sektorit bankar me një normë vjetore prej mbi 11 për qind gjatë këtij viti, po paraqitet si kontribuues i rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, e cila në vitin 2021 po i rikthehet normave pozitive të rritjes.

Në fund, Mehmeti ka vlerësuar lartë rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe komunitetit afarist në mënyrë që të identifikohen në mënyrë sa më të drejtë nevojat e bizneseve dhe të krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre.

Mehmeti, ka prezantuar gjatë ditës në forumin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroekonomik./Insajderi.com