Meite para testeve mjekësore: Jam i lumtur që u transferova te Milani

Meite para testeve mjekësore: Jam i lumtur që u transferova te Milani

Soualiho Meite është duke kaluar testet e tij mjekësore përpara një lëvizje huazimi nga Torino te Milani, njofton Insajderi.

26-vjeçari arriti në Milano të enjten në mbrëmje dhe filloi ekzaminimet e tij mjekësore me Rossonerët sot (e premte) herët në mëngjes.

Sipas Calciomercato.com, ai do të bashkohet me Rossonerët në një marrëveshje huazimi prej një milion eurosh me një mundësi blerje të përhershme për shtatë milionë euro plus bonuset.

Para nisjes së testeve mjekësore ka folur edhe vet lojtari Meite, i cili ndihet i lumtur me lëvizjen e tij në San Siro.

“Unë tashmë kam folur me Franck Kessie dhe jam i lumtur që e bëra këtë lëvizje”, ka thënë fillimisht Meite./Insajderi.com