Meksika shet stoli të konfiskuara për të mbledhur para për ndërtim të rrugëve

Është mbajtur për herë të tretë ankandi i stolive të konfiskuara me qëllim të mblidhen 21 milionë pezosë (1,1 milion dollarë) për ndërtimin e rrugëve në pjesën perëndimore të këtij shteti.

Meksika shet stoli të konfiskuara për të mbledhur para për ndërtim të rrugëve

Ekspozita është mbajtur në Los Pinos, në pallatin i cili ishte rezidencë zyrtare e presidentëve meksikanë deri te ardhja e Mauel Lopez Obradorit më 1 dhjetor, i cili e shndërroi këtë pallat në qendër kulturore të hapur për publik.

Disa nga gjërat e ekspozuara janë në pronësi të qeverisë më shumë se pesë vjet dhe deri tani vetëm që kanë mbledhur pluhur. Mijëra meksikanë e kanë vizituar Los Pinosin javën e kaluar, në mënyrë që të shohin thesarin e ekspozuar i cili dikur ishte pronësi e narko bosëve.

“Kanë pasur gjëra shumë të çuditshme”, ka thënë Felipe Palma, i cili kishte ardhur me familjen e tij.

Qeveria ka vendosur që për momentin të mos e shesë dorëzën e revoles të mbuluar me gurë të çmueshëm dhe varëset me figura religjioze, të cilat konsiderohen se kanë qenë mbrojtës të bosëve të drogës.

Një bylyzyk prej arit të bardhë i stolisur me krokodilë dhe 1.331, diamante dhe një varëse prej arit të verdhë në formë të plumbit i cili është i mbuluar me 450 diamante të zeza, janë vetëm dy prej dy mijë gjërave të ekspozuara.

Nuk janë shitur disa nga gjërat më ekstravagante siç është një stilograf “Montblanc” prej arit të bardhë i mbuluar me 104 smeralde, 104 rubinë dhe 80 diamante të cilët e bëjnë flamurin meksikan, apo një orë “Piaget” me 227 diamante të bardha. Udhëheqësit e ankandit i kanë paralajmëruar blerësit se gjërat janë pa garanci dhe se nuk ekziston mundësia e kthimit./Insajderi.com.