Meksikë: Gjenden 19 trupa të djegur dhe të pushkatuar

Meksikë: Gjenden 19 trupa të djegur dhe të pushkatuar
Burimi i fotografisë: YURI CORTEZ/AFP/Getty Images

Policia meksikane gjeti 19 trupa – shumë prej tyre të qëlluar dhe djegur – në një zonë të largët afër kufirit me SHBA që është i njohur për dhunën dhe kontrabandimin e drogës, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Autoritetet thanë se trupat u gjetën në një rajon të pabanuar të Tamaulipas, rreth 40 milje në jug të Rio Grande City, Texas.

Kur iu përgjigjën një informacioni rreth një automjeti që digjej të premten, zyrtarët zbuluan kufomat brenda dhe në pjesën e pasme të një kamionçine të djegur.

Një automjet i dytë i karbonizuar u gjet në vend. Asnjë gëzhojë plumbash nuk u gjet në vendngjarje. /Insajderi.com