Melania Trump njofton se ka ‘simptoma të lehta’ të Coronavirus-it

Melania Trump njofton se ka ‘simptoma të lehta’ të Coronavirus-it

Zonja e parë Melania Trump tha sot se ajo po përjeton “simptoma të lehta” por “po pret një shërim të shpejtë” pas diagnozës së saj Covid-19, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Faleminderit për dashurinë që po na dërgoni. Unë kam simptoma të lehta, por në përgjithësi ndihem mirë. Po pres një shërim të shpejtë”, shkroi Melania Trump në Twitter të premten, disa orë pasi postoi fillimisht në Twitter për të konfirmuar se ajo ishte testuar pozitive për Coronavirusin.

Në postimin e parë zonja e parë tha se ajo dhe Presidenti Donald Trump, i cili gjithashtu ka Covid-19, “po ndihen mirë”, pa përmendur që ajo kishte shfaqur simptoma.

Djali i parë i çiftit, Barron Trump, nxënës i shkollës së mesme që po zhvillon mësimin në distancë është testuar dhe nuk ka virus në këtë kohë, sipas zëdhënëses të zonjës së parë. “Barron ka testuar negativisht dhe po merren të gjitha masat paraprake për të siguruar që ai të mbahet i sigurt dhe i shëndetshëm”, tha Stephanie Grisham për CNN. /Insajderi.com