Memphis Depay ka marrëveshje me Barcelonën

Memphis Depay ka marrëveshje me Barcelonën

Ish sulmuesi i Manchester United, tani i klubit të Lyon, Memphis Depay, ka arritur marrëveshje me klubin e Barcelonës, sipas gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano.

“Marrëveshja personale në mes të klubit dhe lojtarit, tanimë është arritur, pasi lojtari ishte kontaktuar para disa dite – marrëveshja në mes të klubeve është duke u negociuar, por nuk ka akoma dakordim.”, deklaroi Romano, transmeton Insajderi.

Memphis Depay, pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Koeman, pasi ata kanë punuar bashkë tek kombëtarja e Holandës.

Memphis Depay, llogaritet si lojtari që do të zëvendësojë sulmuesin e deritanishëm të Barcelonës, Luis Suarez, i cili pritet të kalojë tek Juventus./Insajderi.com.