Menaxheri italian Danilo Caravello: Muriqi do të përshtatej më shumë te Fiorentina

Menaxheri italian Danilo Caravello: Muriqi do të përshtatej më shumë te Fiorentina

Një transferim “i mistershëm” quhet afrimi i Vedat Muriqit tek Lazio. Sulmuesi shqiptar pati interesimin e shumë ekipeve pasi shkëlqeu në Turqi. Megjithatë do të ishte vetëm Igli Tare që arriti ta bindte për të shkuar në Itali, njofton Insajderi.

Së fundmi nuk kanë të përfunduar artikujt e mediave italiane sa i përket Vedat Muriqit. Duke vendosur në kryeqendër të vëmendjes faktin se ka dhënë vetëm një asist dhe nuk ka bërë asgjë tjetër në fushën e lojës, sulmuesi ka kaluar më tepër kohë mes infektimit nga pandemia dhe dëmtimeve.

Thuajse të njëjtin fati pati edhe Valon Berisha, pavarësisht se fshinte një potencial të madh. Sa i përket menaxherit të njohur Danilo Caravello, ky i fundit shprehet se Muriqi nuk ishte zgjedhja e duhur për Lazion.

“Muriqi e ka pasur shumë të vështirë këtë vit, por me aq pak sa ka luajtur, mua nuk më duket shumë një lojtar funksional për Lazion. Nuk jam duke diskutuar aftësitë e tij, por jam duke thënë që Lazio do të kishte më mirë një sulmues tjetër. Muriqi është për zonën e ajrit, që pret mirë dhe finalizon krosimet. Karakteristikat e tij më duken më mirë te Fiorentina, pasi kanë dikë që i mungon dhe nuk përfundojnë dot në rrjetë pasimet e Castrovilli dhe Ribery”, u shpreh menaxheri italian. /Insajderi.com