Themeluesi dhe udhëheqësi i kompanisë suedeze Sportify, Daniel Ek, njoftoi se menaxhmenti i Arsenalit nga Londra refuzoi ofertën e tij për të blerë klubin e futbollit, njofton Insajderi.
Ek në mediat sociale tha se ai dërgoi një ofertë për të blerë Arsenalin në fillim të kësaj jave, por që familja amerikane Kroenke, si pronari aktual i klubit, refuzoi kërkesën e tij.
“Më thanë se nuk kishin nevojë për para”, theksoi Ek.
Duke theksuar se respekton vendimin e pronarëve aktualë të Arsenalit, Ek tha se ai është ende i interesuar të blejë klubin londinez në rast se pala tjetër ndryshon mendje.
Mediat britanike më parë shkruanin se Ek dëshiron të blejë Arsenalin, vlera e të cilit vlerësohet në 2,3 miliardë euro. Pretendohet se ish-yjet e Arsenalit Thierry Henry, Dennis Bergkamp dhe Patrick Vieira kanë mbështeur planin e Ek. /Insajderi.com