Mendja e sëmurë e vrasësit nga Ohajo

Policia ende po heton se çfarë e ka shtyrë vrasësin Connor Betts që të dielën të vrasë nëntë njerëz në pjesën e Dejtonit të njohur për jetën e natës.

Mendja e sëmurë e vrasësit nga Ohajo

Profili në Twitter, i cili pretendohet se i takon sulmuesit nga Dejtoni, Connor Betts, tregon se djaloshi ka ushqyer bindje majtiste dhe antifashiste, në disa tweet-e i ka përkrahur Bernie Sandersin, Elzabeth Warren dhe të tjerët.

Policia ende po heton se çfarë e ka shtyrë Bettsin që të vrasë nëntë njerëz në Dejton, e disa orë para sulmit në profilin e Bettsit janë shënuar lajkat për tweet-et në lidhje me sulmin në El Paso, prej të cilëve një ishte në lidhje me përkrahjen e kontrollit më të ashpër të armëve, ndërsa i dyti ishte kur sulmuesin nga El Paso e kishte përshkuar si terrorist dhe racist të bardhë.

Janë shënuar shumë postime kritike ndaj policisë në shenjë përkrahjeje për Antifa, organizatën majtiste e cila shpesh zbaton metodat e dhunshme të veprimit.

Ish shokët e shkollës pretendojnë se vrasësi ka pasur lista për ekzekutim gjegjësisht listat e nxënësve të cilët ka dashur t’i vrasë apo t’i përdhunojë.

“Në shkollë ishte i zymtë dhe depresiv”, ka thënë një prej ish shokëve të shkollës, transmeton Indexi kroat.

Një prej kolegeve të Bettsit i ka treguar nënës së saj për listat, dhe më pas nëna e ka kontaktuar policinë.

Për gjithë këto Bets ishte çregjistruar nga shkolla në Belbrook dhe u transferuar në shkollën Snikler Community, mirëpo pas një viti u kthye.

Përndryshe Betts ishte anëtar i grupit Menstual Munchies i cili bënte muzikë me tematikë të dhunshme dhe pornografike./Insajderi.com.