
Juventus dhe Barcelona mund t’i japin jetë një tjetër shkëmbimi pas atij Pjaniç-Artur gjatë merkatos së fundit të verës. Sipas “Calciomercato.it”, protagonistët e një operacioni të mundshëm mund të bëhen Paulo Dybala dhe Antoine Grizmann, njofton Insajderi.
Argjentinasi i Juventusit, rinovimi i të cilit është bërë problematik dhe paraqitjet në fushë nuk po e ndihmojnë, mund të përfundojë në Spanjë, në një shkëmbim të bujshëm me sulmuesin francez të katalanasve, paraqitjet e të cilit nuk janë ngjitur kurrë në nivelin e pritshmërive në “Camp Nou”.
Kartoni i të dyve vlerësohet te afro 80 milionë euro, i cili do ta ndihmonte operacionin mes dy klubeve, të cilat gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. /Insajderi.com