Menxheri i Vojvodës dhe Rrahamnit sugjeron një lojtar tjetër shqiptar për Serie A

Menxheri i Vojvodës dhe Rrahamnit sugjeron një lojtar tjetër shqiptar për Serie A

Adrian Aliaj ka bërë një punë të mirë me menaxhimin lojtarëve shqiptarë, duke transferuar nga kampionate më të vogla në Serie A si Amir Rrahmanin dhe Mërgim Vojvodën, njofton Insajderi.

Të dy mbrojtësat janë përshtatur mirë që në sezonin e tyre të parë në elitën e Italisë dhe justifikuan kontratën e tyre. Në një intervistë të bërë me “CalioHellas”, Aliaj sugjeron një tjetër emër shqiptar që mund të jetë i duhuri për Serie A. Bëhet fjalë për Emir Sahitin, i cili këtë sezon po shkëlqen me skuadrën e Sibenikut në Kroaci, ku nuk i kanë munguar aspak golat

“Emir Sahiti i Hajduk Split por i huazuar në HNK Sibenik. Ai është një mesfushor dinamik që mund të luajë edhe si anësor, i fortë në një me një dhe agresiv. Nuk kushton shumë, ai është 22 vjeç dhe për mendimin tim ai ka cilësitë për të luajtur në Itali”, ka sugjeruar Adrian Aliaj. /Insajderi.com