Mënyra shokuese që përdori një lokal në Angli për ta siguruar distancën sociale

Mënyra shokuese që përdori një lokal në Angli për ta siguruar distancën sociale

Një lokal në Britani të Madhe ka vendosur një tel me rrymë elektrike para barit për të detyruar konsumatorët që të mbajnë distancën e nevojshme në këtë kohë pandemie.

Jonny McFadden, që është pronar i lokalit “Star Inn” në Cronwall, tha se kishte hapësirë të limituar në lokalin e tij të vogël dhe nuk po ia dilte dot të siguronte distancën sociale për shkak të disa klientëve që nuk i respektonin rregullat.

Ai e ka përshkruar pengesën me elektricitet si “një gardh normal me rrymë që e gjeni edhe në livadhe”.

I pyetur se a funksionon me të vërtetë ai ka thënë “ejani dhe provojeni vetë – ka një element frike për ta bërë dhe kjo po funksionon”.

Ai tha se ky gardh ishte një gjetje e mirë “sepse konsumatorët nuk duan ta prekin për ta parë nëse funksionon apo jo”, duke shtuar se “njëjtë si delet, edhe njerëzit po i rrinë larg”.