Mërgim Berisha shënon tre gola në triumfin e Salzburgut në ndeshjn e fundit kampionale në Austri

Mërgim Berisha shënon tre gola në triumfin e Salzburgut në ndeshjn e fundit kampionale në Austri

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme në kampionatin austriak, ku skuadra e tij, Salzburg u përballë me skuadrën e Tirolit, njofton Insajderi.

Berisha në këtë ndeshje shënoi hat-trick, derisa skuadra e tij fitoi me rezulta të thellë 4-0 [Bernardo 8’, Berisha 26’ 43’ 66’].

Kjo ishte ndeshja e fundit kampionale për Salzburgun, që sivjet festoi titullin kampion për herë të 15-të.

Berisha me këtë hat-trick e mbylli stinorin me gjithsej 22 gola të shënuara në të gjitha garat. /Insajderi.com