Mërgim Berisha shumë afër t’i bashkohet gjigandit evropian

Mërgim Berisha shumë afër t’i bashkohet gjigandit evropian

Paraqitjet e mira gjatë edicionit të kaluar me RB Salzburgun të Mergim Berishës kanë bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për të, shkruan Insajderi.

Sulmuesi edhe përfundimisht ka marrë vendimin se do të largohet nga skuadra austriake.

Mediat austriake dhe ato gjermane kanë raportuar se Berisha do të transferohet te gjigandi holandez, PSV Eindhoven.

Agjenti i lojtarit është parë në Eindhoven ku ka biseduar me drejtuesit e PSV-së, të cilët janë të gatshëm të transferojnë kosovarin.

 

Ai po shihet së zëvendësuesi adekuat i Donyell Mallen, i cili gjatë së martes zyrtarizoi transferimin e tij te Borussia Dortmund.

23-vjeçari ka edhe një vit kontraë më klubin austriak, derisa nuk ka pranuar vazhdimin e saj pasi dëshiron të provojë aventurë të re.

Mërgim Berisha ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në 55 paraqitje zyrtare për RB Salzburg.

Ai ka kaluar të gjitha grupmoshat e skuadrës austriake, derisa katër herë ka qenë i huazuar.

FC Liefering, LASK, Magdeburg dhe SCR Altach ishin skuadrat ku ishte i huazuar Berisha./Insajderi.com