Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj është transferua te Turkgucu Munchen, shkruan Insajderi.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë është prezantuar gjatë të premtes te ekipi i Bundesliga 3.
“Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mundt ë zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turkgucu Munchen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te suksesi”, është shprehur Mavraj pas nënshkrimit me klubin.
Së fundmi 35-vjeçari ishte pjesë e Greuther Furth, skuadër kjo që arriti të ngjitej në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.
Në të kaluarën, ai kishte qenë pjesë e skuadra të njohura si Koln, Hamburg e Bochum.
Gjatë karrierës së tij, Mavraj ka regjistruar 58 paraqitje në Bundesligë, ndërsa në Bundesliga 2 ai ka zhvilluar 140./insajderi.com
👋🏽✍🏽⚽️ #TGM pic.twitter.com/6dh4g0nIfI
— Türkgücü München (@turkgucumunchen) July 9, 2021