Mërgim Mavraj me Greuther Furthin rikthehet në Bundesligë

Mërgim Mavraj me Greuther Furthin rikthehet në Bundesligë

Një dramë e vërtetë ishte ajo që ndodhi në javën e fundit në Bundesligën e Dytë gjermane, njofton Insajderi.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Bundesligë, në Greuther Furthin, teksa e kanë mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 64 pikë, tre më pak se Bochumi.

Megjithatë ishte e pabesueshme ajo që ndodhi me Holstein Kiel, që dogjën të gjithë sezonin me dy ndeshjet e fundit.

Kieli humbi ditën e sotme me Darmstadin, 2-3, ku përfitoi Greuther Furthi, që triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Duseldorfit dhe i mori vendin e dytë.

Holstein Kiel kishte mundësinë ta mbyllte sezonin në vendin e parë, por dy humbjet e fundit në kampionat i zbritën ata në vendin e tretë ku tashmë do luajnë në “Play Off”. /Insajderi.com