Mërgim Vojvoda cak i skuadrave nga Serie A

Mërgim Vojvoda cak i skuadrave nga Serie A

Mbrojtësi anësor i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mërgim vojvoda, me shumë gjasë, karrierën e tij do ta vazhdojë tek kampionati italian, Serie A.

Sipas të përditshmes italiane, Tuttosport, Skuadrat si Lazio, Atalanta, Torino, Fiorentina dhe Genoa, kanë shprehur interesim konkret për ta transferuar lojtarin nga ekipi i Standard Liege, njofton Insajderi.

Sipas burimeve te gazetës në fjalë, menaxheri i lojtarit, Adrian Aliaj, ka qenë në Itali, për të biseduar me klubet e interesuara për klientin e tij.

Ekipi aktual i tij, Standard Liege, thuhet se kërkon 4 deri në 5 milion euro, për shërbimet e lojtarit.

Mërgim Vojvoda, është një nga lojtarët kyç në mbrojtjen e Kosovës./Insajderi.com.