Mergim Vojvoda: Kam marrëveshje me Atalanta

Mergim Vojvoda: Kam marrëveshje me Atalanta

Mbrojtësi anësor i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Mergim Vojvoda, e ka konfirmuar se ai ka arritur marrëveshje personale me ekipin e Atalana-s, dhe se klubet janë në bisedime për kartonin e lojtarit.

“Është e vërtetë se unë kam arritur marrëveshje personale me klubin e Atalanta-s. Drejtuesit e klubit italian, kanë ardhur tre herë për të biseduar në lidhje me transferimin tim”, tha Vojvoda, transmeton insajderi.

“Të hënën do të dihet gjithçka, pasi të hënën është caktuar takimi vendimtar në mes të klubeve – aty mund të arrihet marrëveshja”, shtoi mbrojtësi kosovar.

“Ka edhe klube të tjera që janë të interesuara për shërbimet e mia, por klubi i Atalanta-s, ka qenë klubi më konkret deri më tani”,përfundoi Vojvoda.

LIEGE, BELGIUM – FEBRUARY 22: (L-R) Didier Lamkel Ze of Royal Antwerp, Mergim Vojvoda of Standard Luik during the Belgium Pro League match between Standard Luik v Royal Antwerp at the Stade de Sclessin on February 22, 2020 in Liege Belgium (Photo by Jeroen Meuwsen/Soccrates/Getty Images)

Mergim Vojvoda, është një nga lojtarët kryesorë të përfaqësuese së Kosovës në futboll dhe paraqitjet e jashtëzakonshme të tij, kanë rënë në sy edhe tek ekipet e mëdha, siç është Atalanta./Insajderi.com.