Një nga mbrojtësit kryesor të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda, është shumë afër të bëjë një hap shumë të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar me ekipin e Atalanta-s.
Ditë më parë, komentatori dhe gazetari i sportit në SuperSport, Arlind Sadiku, kishte raportuar se Vojvoda është shumë pranë Atalanta-s dhe vetëm 2 milionë euro i ndajnë nga marrëveshja klubet e Atalanta dhe Standard Liege, njofton Insajderi.
Sot, mediume të ndryshme në Itali, e kanë dhënë lajmin e njëjtë, duke thënë se transferimi i Vojvodës tek Atalanta, është vetëm 2 milionë euro larg, pasi Atalanta ofron 4 milionë, ndërsa Standard Liege, i kërkon 6 milionë.
Gjithashtu raportohet se edhe ekipi i Lazio-s, është shumë i interesuar për lojtarin, pasi drejtori i klubit të Lazio-s, Igli Tare, është fans i flakët i mbrojtësit kosovar./Insajderi.com.