Artikull i sponsorizuar

Meridian Express mbështet çerdhen publike “Yllkat”

Meridian Express mbështet çerdhen publike “Yllkat”

Meridian Express është njëra ndër kompanitë e cila më së shumti ka kontribuar në projekte të ndryshme për përmirësimi e kushteve për fëmijët në institucione të ndryshme publike që i shërbejnë komunitetit lokal apo qendror.

Të premten Meridian Express ka dhënë donacion për pajisjen e dhjetë sallave të institucionit parashkollor “Yllkat” në Prishtinë, me tepihë, për përmirësimin e ambientit në të cilin jepet kujdes për fëmijët.

Rifadje Sopi drejtoreshë e institucionit parashkollor “Yllkat”, ka thënë se ndihma nga Meridian Express do t’ua lehtësojnë punë atyre, si dhe do të përmirësoj ambientet në të cilat qëndrojnë fëmijët. “E falënderojmë Meridian Express, për përkrahjen sepse kjo na lehtëson punën shumë si dhe përmirëson kushtet për fëmijët të cilët qëndrojnë në institucionin parashkollor gjatë tërë ditës. Tash me këta mbështetje, ambienti është më i pastër pasi që është bërë edhe gëlqerosja mureve”, tha ajo.

Sipas Sopit, ky institucion parashkollor është ndihmuar edhe nga Komuna e Prishtinës me  inventar.

Ndërkaq Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express ka thënë se kjo nuk do të jetë ndihma e fundit e përkrahjes për institucionet parashkollore. “Pas kërkesës së drejtoreshës për pajisjen e sallave me tepihë ne kemi vendosur që të financojmë këtë projekt, pasi që është parë si gjë më e nevojshme”, tha ajo.

Mustafa Vejsa. ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i fundit ku përkrahën fëmijët. Ajo ka treguar se në disa projekte kanë përkrahur edhe kërkesa tjera të cilat kanë ndikuar dhe përmirësuar mirëqenien e fëmijëve.

Ndihma e Meridian Express për pajisjen e sallave me tepihë e kanë mirëpritur edhe prindërit.

Ukë Veselaj, kryetar i Këshillit të Prindërve ka thanë se janë të kënaqur me kushtet që janë në këtë çerdhe. “Pajisja e dhomave me tepihë të rinj do të ndikojë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e çerdhes. Investimet e tilla janë të mirëseardhura sepse kontribuojnë në rritjen e standardit të  jetës për fëmijët të cilët janë në këtë çerdhe”.

Ndryshe, fëmijët e çerdhes “Yllkat” për të falënderuar Meridian Express për përkrahjen kanë organizuar një program me këngë dhe vjersha.