Meritan Shabani huazohet te Venlo në Eredivisie-n holandeze

Meritan Shabani huazohet te Venlo në Eredivisie-n holandeze

Mesfushori shqiptar me pasaportë gjermane, Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers dhe do të nisë një aventurë të re për në kampionatin hollandez, tek skuadra e Venlo, njofton Insajderi.

Formula e transferimit të 21 vjeçarit është huazim me të drejtë blerje, nëse arrin të plotësojë kushtet e skuadrës hollandeze. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Venlo në një postim në Twitter, ku nuk kanë nguruar lëvdatat për Shabanin.

“Mirë se erdhe Meriton Shabani. Një mesfushor që sjell dinamikë, kreativitet dhe mjaft i talentuar. Ai është gjithashtu një mesfushor që është i sigurtë dhe pëlqen të luaj me topa të gjatë e të shpejtë.”- shkruhet në postimin në Twitter.

Meriton Shabani nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar, pasi më parë është aktivizuar me të rinjtë e Bayern Munchen, Gjithashtu 21 vjeçari ka luajtur dhe me ekipin kryesor të bavarezëve, përpara se të transferohej në Premier League-n angleze te Wolves. /Insajderi.com