Kur flet Merkel

Merkel: BE-ja po ballafaqohet me sfidën më të madhe në histori të saj

“Kjo pandemi ka treguar sa fragjil është ende projekti evropian”, tha kancelarja.

Merkel: BE-ja po ballafaqohet me sfidën më të madhe në histori të saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka lutur Bashkimin Evropian që sa më parë të gjejë pajtim dhe ta aprovojë një buxhet disavjecar dhe të japë fonde për shtetet me ekonomi në të dobët në BE, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Në një fjalim në Parlamentin Gjerman, Merkel tha se është kruciale që shtetet e BE-së të veprojnë me solidaritet në raport me njëra tjetrën që t’i mbijetojnë dëmit ekonomik shkaktuar nga pandemia Coronavirus.

“Kjo pandemi ka treguar sa fragjil është ende projekti evropian”, tha kancelarja.

“Kohezioni dhe solidariteti kurrë nuk kanë qenë më të rëndësishme se sa janë sot”.

“Që të jem më së e qartë; pandemia, dhe impakti negativ që ka ajo, janë sfidat më të mëdha në historinë e Evropës”./Insajderi.com