Merkel dëshiron të mbahet mend se – është përpjekur

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se shpreson që nëpër libra të historisë për të do të shkruhet vetëm diçka – se është përpjekur.

Merkel dëshiron të mbahet mend se – është përpjekur

Ajo gjatë një ceremonie publike në Kuvendin Komunal të qytetit Stralsund, në pyetje të gazetarëve çfarë shpreson që fëmijët do të lexojnë për të në librat e historisë pas 50 vjetëve, ka menduar disa sekonda, e pastaj me buzëqeshje u përgjigj: “Është përpjekur”.

Pas këtyre fjalëve publiku qeshi dhe e përshëndeti me duartrokitje, transmeton portali Politico.

Në pyetje se çfarë mendon të bëjë pasi i përfundon mandati, ajo ka thënë se nuk mendon të vazhdojë të merret me politikë në mënyrë aktive.

“Do të mbes në politikë, por nuk do të kem asnjë funksion aktiv politik”, ka deklaruar Merkel, duke shtuar se kjo përfshinë edhe punët në nivelin e Bashkimit Evropian, të cilat, siç ka përkujtuar, tashmë janë të zëna.

Merkel vitin e kaluar ka paralajmëruar se nuk do të kandidohet për një mandat tjetër të kancelares, pasi i skadon mandati aktual në fund të vitit 2021.

Ajo është tashmë 14 vjet në funksionin e kancelares dhe e ka udhëhequr vendin nëpër krizën e madhe ekonomike botërore të vitit 2008, si dhe nëpër krizën e migrantëve në vitin 2015, kur për shkak të politikës së saj “të dyerve të hapura” ka humbur përkrahjen e opozitës./Insajderi.com.