Merkel kërkon nga 16 landet gjermane masa më të ashpra kundër pandemisë

Merkel kërkon nga 16 landet gjermane masa më të ashpra kundër pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkoj nga 16 landet e Gjermanisë të bien dakord që të ndërmarrin masa më ta ashpra në luftën kundër pandemisë, nëse vazhdon trendi i rritjeve të infektimeve në Gjerman, raporton agjencia AFP.

“Qëllimi kryesor duhet të jetë mbajtja hapur e shkollave dhe mjediseve të kujdesit për fëmijët, si dhe funksionimi i vazhdueshëm i ekonomisë pas kufizimeve në fillim të këtij viti dhe në verë”, thuhet në një dokument të qeverisë gjermane, transmeton Insajderi.

Para se takimi të ndodhë, disa udhëheqës rajonal kanë kundërshtuar masat e reja shtrënguese të qeverisë kundër pandemisë, ngase i frikëson një mbyllje të re sikur në mars. Ndërsa, disa të tjerë janë të mendimit se rregullat e reja më të rrepta, kanë kuptim vetëm te vendet ku numri i të infektuarve rritet ndjeshëm.

Ditën e hëne, pas takimit me partinë e saj, CDU, Merkel ka paralajmëruar nëse vazhdon trendi aktual i të infektuarve, numri i personave të infektuar në baza ditore mund të arrijë në 19.200 persona. /Insajderi.com