Merkel: Konflikti izraelito-palestinez duhet të zgjidhet sipas modelit të dy shteteve

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar gjatë bisedës me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu se është e nevojshme të punohet në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez sipas modelit të dy shteteve.

Merkel: Konflikti izraelito-palestinez duhet të zgjidhet sipas modelit të dy shteteve

Merkel në bisedën telefonike e ka uruar Netayahun për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe ka insistuar në rëndësinë e zgjidhjes sipas modelit të dy shteteve, duke pretenduar se ky duhet të jetë qëllimi i përpjekjeve ndërkombëtare, ka kumtuar kabineti i kancelares.

Kancelarja gjermane ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e ardhshme të Izraelit. Në përpjekje të fitojë përkrahjen e votuesve nacionalistë, Netanyahu në fushatën zgjedhore ka premtuar se do t’i aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor i cili është nën okupimin e Izraelit.

Plotësimi i këtij premtimi parazgjedhor mund t’i shkatërrojë shpresat e palestinezëve se do ta fitojnë shtetin e tyre.

Palestinezët synojnë që në Bregun Perëndimor ta themelojnë shtetin e tyre të pavarur i cili duhet ta përfshijë edhe Rripin e Gazës, ndërsa kryeqytetit duhet të jetë në Jerusalemin Lindor./Insajderi.com.