Merkel në parlamentin gjerman: vjeshta, fazë e vështirë me pandeminë

Merkel në parlamentin gjerman: vjeshta, fazë e vështirë me pandeminë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbajtur një fjalim drejtuar parlamentit gjerman, duke thënë se vendi do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

“Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është përpara”, tha Merkel.

Në anën tjetër, vetëm të mërkurën Gjermania ka raportuar 1.798 raste të reja positive me Covid-19, thuhet në të dhënat e Institutit për Sëmundje Infektive “Robert Koch”.

Gjermania ka mbi 280 mijë të infektuar, ndërsa i personave që kanë humbur betejën me koronavirusin është 9.000 persona. /Insajderi.com