Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se lufta tregtare në mes Kinës dhe SHBA po e godet gjithë botën.
Kompanitë gjermane gjenden në mes ty zjarreve gjatë konfliktit tregtar amerikano-kinez. Sipas fjalëve të saj, ekonomia gjermane ka shënuar rënie të eksportit në tremujorin e dytë, ndërsa ekonomistët thonë se janë buzë recesionit.
“Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje në kontestin tregtar me SHBA sepse kjo po e godet gjithë botën”, i ka thënë Merkel kryeministrit të Kinës Li Keqiang gjatë vizitës dyditore.
Kancelarja ka shtuar se Gjermania është e hapur për investimet kineze dhe i ka bërë thirrje firmave kineze të investojnë në vendin e saj.
Me këtë rast ajo ka përmendur se Gjermania po kryen kontrollin e investimeve në disa nga sektorët e rëndësishëm dhe atij kyç, të infrastrukturës.
Li ka deklaruar se Kina po shpreson se Gjermania do të pranojë shumë kompani kineze dhe t’i lehtësojë rregullat e eksportit për mallra të caktuara.
Gjermania në pjesën e parë të vitit ka pasur qarkullim tregtar me Kinën prej rreth 100 miliardë euro. Berlini e merr kryesimin e BE në vitin 2020 ndërsa Merkel planifikon që deri në atë kohë ta mbajë samitin e BE dhe Kinës në mënyrë që të merret qëndrimi i përbashkët evropian ndaj ekonomisë së dytë më të fuqishme në botë./Insajderi.com.