Merkel: Solidarizohemi me miqtë tanë austriakë

Merkel: Solidarizohemi me miqtë tanë austriakë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me sulmin terrorist në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë tha se “Solidarizohemi me miqtë tanë austriakë”, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert nga llogaria e tij në Twitter postoi një mesazh të kancelares Merkel lidhur me sulmin në Vjenë.

Në mesazhin e saj Merkel theksoi se mendimet e saj janë me njerëzit dhe forcat e sigurisë që i janë kundërvënë këtij rreziku në këto momente të tmerrshme në të cilën Vjena është objektiv i dhunës së terrorizmit.

“Gjermanët në solidaritet dhe me ndjenjat e tyre janë pranë miqve tanë austriakë”, shkroi Merkel duke shprehur ngushëllimet për të afërmit e viktimave dhe duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Kancelarja Merkel theksoi se terrorizmi është armik i përbashkët dhe se lufta kundër vrasësve dhe nxitësve të tyre është e përbashkët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë humbën jetën tre persona dhe u plagosën 15 të tjerë. /Insajderi.com