Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi të martën se më shumë njerëz duhej të vaksinoheshin kundër COVID-19 përpara se të hiqeshin kufizimet, transmeton Insajderi.
Deklarata e saj erdhi pas raportimeve se Anglia do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet nga java tjetër, shkruan Reuters.
Anglia do të heqë më 19 korrik detyrimin për të mbajtur maska dhe distancën sociale, atë që një zyrtar gjerman e quajti “një eksperiment me shumë rrezik”.
Gjermania raportoi 646 raste të reja të Coronavirusit të Martën, nga 440 një javë më parë.
“Pyetja qendrore është se sa njerëz do të kërkojnë të vaksinohen,” tha Merkel në një konferencë shtypi.
Një veprim nga Franca për të bërë vaksinimet e detyrueshme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor nxiti debatin në Gjermani nëse njerëzit në disa profesione duhen detyruar të marrin një dozë të vaksinës, por Merkel tha të martën se kjo nuk do të ndodhte.
“Nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm,” tha ajo, duke shtuar se detyrimi i njerëzve për t’u imunizuar mund të dëmtojë besimin e publikut në fushatën e vaksinimit./Insajderi.com