Merkel tronditet ndërsa vdekjet nga përmbytjet rriten në 188 në Evropë

Merkel tronditet ndërsa vdekjet nga përmbytjet rriten në 188 në Evropë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përshkroi përmbytjen që ka shkatërruar pjesë të Evropës si “të frikshme”, pasi numri i të vdekurve në të gjithë rajonin u rrit në 188 dhe një rreth i Bavarisë u godit nga moti ekstrem.

Merkel premtoi ndihmë të shpejtë financiare pasi vizitoi një nga zonat më të prekura nga reshjet dhe përmbytjet që kanë vrarë të paktën 157 persona në Gjermani vetëm në ditët e fundit, në katastrofën më të rëndë natyrore të vendit në pothuajse gjashtë dekada.

“Është e tmerrshme”, u tha ajo banorëve të qytetit të vogël, Adenau. “Gjuha gjermane mezi mund të përshkruajë shkatërrimet e ndodhura”.

Ndërsa përpjekjet vazhdonin për të gjurmuar njerëzit e zhdukur, shkatërrimi vazhdoi të Dielën kur një rreth i Bavarisë, Gjermania Jugore, u godit nga përmbytjet që morën të paktën një jetë njeriu, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Rrugët u kthyen në lumenj, disa automjete u morën me vete dhe toka të varrosura nën baltë të trashë në Berchtesgadener Land. Qindra punonjës shpëtimi po kërkonin të mbijetuarit në rrethin, i cili kufizohet me Austrinë.

“Ne nuk ishim të përgatitur për këtë,” tha administratori i rrethit Berchtesgadener Land Bernhard Kern, duke shtuar se situata ishte përkeqësuar “në mënyrë drastike” vonë të shtunën, duke lënë pak kohë për të vepruar shërbimet e urgjencës.

Rreth 110 njerëz janë vrarë në rrethin më të goditur Ahrweiler në jug të Këlnit.

Përmbytjet evropiane, të cilat filluan të mërkurën, kanë goditur kryesisht shtetet gjermane të Rhineland Palatinate, Nordrhein-Westfalen si dhe pjesë të Belgjikës.

Në Nordrhein-Westfalen të paktën 46 njerëz kanë vdekur. Numri i të vdekurve në Belgjikë u rrit në 31 të dielën./Insajderi.com