Merkel viziton zonat e përmbytura në Gjermani

Merkel viziton zonat e përmbytura në Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore të dielën, duke biseduar me të mbijetuarit dhe punëtorët e urgjencës.

Të paktën 184 njerëz në Gjermani dhe Belgjikë tani dihet se kanë vdekur nga përmbytjet.

Shiu i madh po vazhdon të shkaktojë kërdi, me vëmendjen që po zhvendoset tani në pjesë të Austrisë dhe Gjermanisë Jugore.

Ekipet e emergjencës shpëtuan njerëzit nga shtëpitë në rajonin austriak të Salzburgut, ku ujërat e përmbytjes zhytën rrugët e një qyteti.

Brigada e zjarrfikësve tha se kryeqyteti Vjenë pa më shumë reshje në një orë të shtunën në mbrëmje sesa në shtatë javët e mëparshme.

Në rajonin e Bavarisë së Epërme, një person u vra ndërsa shirat e mëdha zhyten bodrumet dhe rrugët.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur tronditje për atë që ajo e përshkroi si shkatërrim surreal të shkaktuar nga përmbytja e javës së kaluar. /Insajderi.com