Ka marrë fund ëndrra e Kosovës që të kualifikohet për në Botërorin e futsallit, që do të mbahet vitin e ardhshëm.
“Dardanët” pësuan humbje 1:7 nga Sllovenia në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit 2 të fazës së dytë kualifikuese.
Drilon Maxharraj realizoi golin e vetëm për Kosovën.
Në Grupin 2, Kosova përfundoi si e treta me tre pikë.
Ukraina e Sllovenia nga dy pozitat e para të grupit siguruan kualifikimin në raundin tjetër.
Bashkë me Kosovën u eliminua edhe Maqedonia e Veriut.