Christian Panucci duket se i ka orët e numëruara, me një ish-futbollist kuqezi që pritet të marrë drejtimin e kombëtares.
Sipas mediave në Shqipëri, një nga mesfushorët e kombëtares shqiptare në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e FSHF-së dhe mund të jetë ai pasardhësi i Christian Panuccit.
Edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë në bankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes.
Panorama Sport mëson se Kola ka biseduar javën e kaluar me përfaqësuesit më të lartë të FSHF, duke marrë një propozim konkret.
Debakli i pësuar në “Loro Boriçi” nga Skocia, duket se do t’i kushtojë rëndë Panuccit që te kombëtarja nuk shihet se ka të ardhme.
Kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin e thellë, 4:0.