Merr rërë nga plazhi, turisti gjobitet me 1.000 euro

Merr rërë nga plazhi, turisti gjobitet me 1.000 euro

Një turist francez është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1,000 € pasi u përpoq të merrte nga Sardenja me më shumë se 2 kilogramë rërë lokale në bagazhet e tij, shkruan CNN Travel, njofton Insajderi.

Rëra e bardhë idilike e ishullit italian është e mbrojtur dhe turistët përballen me gjoba dhe madje me burg nëse tëntojnë të bartin rërë nga plazhet lokale.

Burri pa emër u kap në Aeroportin e Cagliari Elmas në 1 shtator pasi iu gjet në zotërim një shishe që përmbante mbi 2 kilogramë rërë.

Në vitin 2017, u prezantua një ligj rajonal që e bënte të paligjshme marrjen e rërës nga plazhet e Sardenjës.

Rregulloret u futën në fuqi sepse incidentet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe gjithnjë e më problematike. /Insajderi.com