Mertens do të mungojë tri javë për Napolin

Mertens do të mungojë tri javë për Napolin

U dëmtua në fillimin e sfidës ndaj Interit, dalin zyrtarisht ekzaminimet e sulmuesit belg të Napolit, Dris Mertens. Sulmuesi 33 vjeçar do të mungojë të paktën tri javë, njofton Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi napoletan pas një komunikate të publikuar në rrjetet e saj zyrtare. “Traumë e shkallës së parë/të dytë në kaviljen e majtë”, përfundon komunikatën klubi nga Kampanja.

Napoli ndodhet në emergjencë totale në sulm pas dëmtimit të Mertensit, i dëmtuar dhe ende i pa rikuperuar është dhe Viktor Ozimhen. /Insajderi.com