Mesazhi i Mbappes po i shqehtëson tifozët e Real Madrid

Mesazhi i Mbappes po i shqehtëson tifozët e Real Madrid

Sytë e botës së futbollit tani janë të Kylian Mbappe, i cili me çdo gjest të tij dhe analizë e cila mund të ketë lidhje mbi të ardhmen e tij.

Kjo përfshinë postimin e tij të fundit pas fitores ndaj Reims me rezultat 2-0 të dielen mbrëma.

Mbappe shënoi dy gola në këtë ndeshje të Ligue 1, duke festuar të parin me entuziazëm të veçantë, para se të postonte një fotografi në rrjetin social Instagram.

“Tre pikë, dy gola… Natë e përsosur”, ka shkruar Mbappe në postimin e tij.

 

 

Ky mesazh ka shqetësuar tifozët e Real Madrid, të cilët kanë frikë se ai tashmë mund të jetë duke pranuar qëndrimin te PSG.

Të tjerë besojnë se festimet e tij të egra mund të jenë për faktin se ai donte të largohej nga Parisi me një gol.

E gjithë çështja mbi të ardhmen e sulmuesit francez pritet të zbulohet deri të marten pas mesnate, edhe atëherë kur do të mbyllet kjo merkato./Insajderi.com